Megaskandali në ”Onkologjik”, nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Skandali në spitalin Onkologjik është i frikshëm. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.

Kjo çështje është e ndarë në tre pjesë: Pacientët e prekur nuk kanë marrë shërbimin e duhur por janë drejtuar në klinikat private. Barnat që duhet të ishin ekskluzive të Onkologjikut shiteshin në farmaci të lidhura me mjekët dhe e treta burimi i kobaltit që është bërë si vatër rreziku për jetën e mjekëve dhe pacientëve.

Burimi i kobaltit është më shqetësuese. Një mjek ka ngritur zyrtarisht shqetësimin për rrezikun, disa mjekë, 9 prej tyre janë diagnostikuar me kancer për shkak të rrezatimit. Në dijeni kanë qenë të gjitha instancat.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu flet me tone të ashpra për autorët e dyshuar dhe theksoi se nuk do të ketë tolerime. Ajo paralajmëroi ndryshime ligjore në Urdhrin e Mjekut. ”Dikush që trajton jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës, s’mund të tolerohet. Do të iniciojmë ndryshime ligjiore, në Urdhrin e Mjekut, që ndëshkon këdo që nuk kryen detyrën në mënyrë profesionale, me integritet. Hetimi do të bëjë një ridimensionim të Onkologjikut”,-tha Koçiu.

SHKARKO APP