Mehmet Shehu agjent i CIA-s? Të paktën lexoni para se të flisni

Studiuesi Auron Tare është revoltuar nga një emision “Exclusive” në TCH ku një ish-drejtues i Shërbimit të Inteligjencës shqiptare në komunizëm e nxirrte Mehmet Shehun si agjent të CIA-s.

Me një reagim në Facebook, Tare shkruante, se nëse dikush do të kishte marrë mundimin te lexonte pak do të kishte mësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë pasur një Shërbim Sekret deri në datën 12 Qershor 1942.

Reagimi i plotë i Auron Tares

Mehmet Shehu agjent i CIA-s? Keshtu thote nje ish-drejtues i larte i Sherbimit te Inteligjences ne kohen e komunizmit.

Mire qe gazetaria e sotme nuk lexon apo nuk kerkon te hulumtoje per te kuptuar pak me shume se per cfare flitet, por qe drejtues te larte te ish-Sigurimit te jene kaq pak te informuar mbi historine e sherbimeve? Te ben pershtypje profesionalizmi i ceket i ketyre drejtuesve te cilet dikur kane drejtuar nje prej institucioneve me te rendesishme te Shtetit.

Nëse e dikush do kishte mare mundimin te lexonte pak do te kishte mesuar se Shtete e Bashkuara te Amerikes nuk kane pasur nje Sherbim Sekret deri ne daten 12 Qershor 1942 ku me direktive te posacme te Presidentit Rusvelt u krijua OSS nen drejtimin e Kolonelit Irlandez Ëilliam “Bill” Donovan. (OSS 1943-1945. )

Ne kundershti me Britaniket te cilet kishin nje tradite te hershme te spiunazhit te shperndare ne te gjitha kolonite e tyre si dhe ne vendet me interes per ta, Amerikanet nuk kane pasur interes per spiunazh global e aq me shume ne vende te humbura ballkanike si Shqiperia deri sa hyne perfundimisht ne Luften Boterore.

Harry Fulz me siguri do te qeshte me naivitetet shqiptare ne se do te ishte ende gjalle.

Fatkeqesisht askush nuk ka dashur te lexoje dosjen e Fultz e cila shume qarte tregon se Fultz nuk ka pasur asnje ide, kontakt apo deshire te jete i perfshire ne spiunazh ne favor te amerikaneve ne periudhen kur ai drejtonte shkollen teknike. Ai ishte nje drejtor shkolle i perkushtuar ndaj te rinjve shqiptare duke krijuar nje prej oazeve perendimore ne Shqiperi, ne 1943 kur amerikanet zbarkuan ne Itali dhe ne Bari u hap Zyra per Ballkanin e cila ishte para pregatitur ne Egjypt, brenda saj ishte edhe Seksioni Shqipta. Me ne krye nje oficer amerikan Dale McAdoo me pseudonimin “Tank” u pa qarte se ne Ballkan duheshin njerez te cilet e njihnin mire vendin. Per kete arsye OSS ftoi Harry Fultz i cili e njihte mire Shqiperine te drejtonte Zyren e Shqiperise. Pra ne 1943 periudhe kur Mehmet Shehu ishte tashme nje personalitet i levizjes komuniste.

Qe Shehu mund te kete pasur komunikim me ish-mesuesin e dikurshem nga 1943 e deri sa Fultzi u largua nga Shqiperia kjo mund te pranohet por qe Fultzi te kete rekrutuar nxenesit e tij te Shkolles Teknike ne vitet 20-30 kjo nuk ka asnje baze faktike deri me sot. Per ke do ti rekrutonte? Per nje organizate qe nuk egzistonte? Fatkeqesisht ende sot flitet pa dokumenta por vetem me hamendje. Qe Fultzi nuk ka pasur lidhje me CIA-n e mevonshme kjo eshte shume e qarte per kedo qe ka pasur deshiren te njihet me dosjen e Fultzit ne Arkiven Amerikane.

Emisioni i Top Channel

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=mEazihx0xNc” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP