Mehmetaj: Asnjë hap pas, Rama nuk i tremb dot protestuesit

Ish-depuetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj thotë në studion e Report TV se sjellja e protestuesve ka qenë e njëjta me atë të protestës së kaluar dhe ajo që ka ndryshuar ka qenë sjellja e policisë e cila këtë herë nuk ka qenë provokuese në raport me ta.

Nga ana tjetër, ajo ka thënë se nuk do ketë asnjë hap pas në qëndrimin e opozitës dhe se Edi Rama, nuk i frikëson dot protestuesit.

“Unë kam qenë në protestë ditën e shtunë. Situata nga ana e protestuesve me të shtunën është krejt njësoj, ndërsa ajo që ka ndryshuar është fakti se policia sot nuk i ka provokuar protestuesit. Edi Rama duhet ta dijë se nuk i tremb dot protestuesit. Nuk ka asnjë hap pas derisa ai të largohet nga pushteti”, thotë Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?