Mehmeti: Në 8 vite rroga e mësuesve u rrit vetëm 40 mijë lekë, nën frikën e covidit e pushimit nga puna

Në një intervistë për Ora News, eksperti i arsimit në PD-së, Ndriçim Mehmeti u shpreh semësuesit nga viti 2013 deri më sot u është rritur rroga 40 mijë lekë të vjetra.

Mehmeti tha se figura e mësuesit nuk është me simbol, sepse modeli i atij që ka makina me xhama të zinj, ai që sundon në politikë me afera, është model.

Mehmeti: Shteti u ka thënë mësuese që te japin mësim, por nuk do t’u paguajë mësimin, por vetëm raportin. Mësuesi nga viti 2013 deri më sot u është rritur rroga 40 mijë lekë të vjetra. Sot këtë 7 marsin, mësuesit i ka gjetur më keq. Janë në frikën e Covidit, të pushimit nga puna, nën frikën dhe terrorin për t’i përdorur për votimi, është nën tutelën e drejtorëve partiakë, nën drejtimin më të papërgjegjshëm që kemi pasur nga të gjitha kohës. Sot mësuesi është në pikën me të ulët qysh nga ajo kohë, sepse drejtohet arsimi nga njerëz që nuk kanë pasion, dashuri dhe vizion.

Studimet e Pizës kanë treguar një qëndrueshmëri në pranimin e mësuesit si një figurë prindërore. Por ajo që ka ndryshuar është tensionimi i marrëdhënieve brenda shkollës, për një sërë arsyesh. Kjo vjen për shkak të varfërisë dhe kriminalitetit në rritje. Këtu janë promovuar figura që janë trafikantë dhe janë futur në politikë. Figura e mësuesit nuk është me simbol. Modeli i atij që ka makina me xhama të zinj, ai që sundon në politikë me afera, është model dhe mësuesi ka rënë nga ky model. Prandaj mësuesi është dëmtuar në shtyllën e tij kurrizore duke dëmtuar kështu edhe sistemin arsimor që edukon me vlera demokratike nxënësin. Duke qenë i keqpaguar, mësuesia nuk është me degë e kërkuar. Qeveria nuk ka pikën e respektit për mësuesit. Qëllimi i qeverisë ka qenë dearsimi i vendit, se mbahet më lehtë nën sundim.

Mehmeti shtoi se qeveria në ikje e Avdullah Hotit ka dhënë në shkurt 3 milionë euro në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve për paketa digjitale në pandemi, ndërsa sipas tij vendi ynë nuk ka dhënë asnjë fond.

Mehmeti: Mësuesit më shumë merrem vetëm me shkresa. Nuk ka më regjistër, por vetëm disa letra bakalli që mund të ndryshon lehtësisht notat. Ne nuk kemi infrastrukturë, pasi është më e dobëta. U bë historia e “Sami Frashërit”, ku është Samiu tani? Nuk dihet se kur do të bëhet. Le të më thonë se cilat janë ndërtimet e reja, jo ato që bëhen në kuadër të tërmetit se ato janë detyrime! Qeveria në ikje e Avdullah Hotit ka dhënë në shkurt 3 milionë euro në ndihmë të mësuesve dhe nxënësve për paketa digjitale në pandemi. Keni dëgjuar për ndonjë fond tonin? Se me çfarë do të bëjë mësim mësuesi, nuk dihet. Janë mbyllur rreth 400 shkolla.

SHKARKO APP