Mehmeti: Të jesh i shkolluar në Shqipëri, është problem i madh

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se sot pas 32 vitesh nga 8 dhjetori i ’90-s, nuk ka asnjë reflektim. Për të rinia shqiptare sot po largohet nga vendi dhe skenat e largimit të tyre janë të ngjashme dhe po aq të dhimbshme sa pamjet e atëhershme të largimit masiv të shqiptarëve.

”Sot, 32 vite pas 8 Dhjetorit, nuk ka asnjë reflektim. Njerëzit që e kthyen rininë shqiptare në një rini që ikën “nga sytë këmbët”, me ato skena që ne kemi parë e që e kalojnë dhimbjen e viteve ’90, e që atëherë ishte e justifikueshme, por edhe sot pas 32 vitesh, jo vetëm që nuk ka reflektim, por ka edhe një kënaqësi të fshehur që po ikin.

Këtu po të jesh shumë i shkolluar është problem i madh. Sa më pak i shkolluar të jesh, aq më mirë është dhe e kundërta është problem i madh. Këtu nuk ke ndonjë të ardhme. Kemi profesorë që kanë vështirësi të kalojnë muajin, dhe nga ana tjetër kemi njerëz pa asnjë kontribut në shoqëri, të cilët jo vetëm që nuk kanë asnjë vështirësi, por që kanë nga 2-3 shtëpi, pasi me një vulë e me një firmë kalojnë miliona euro”.

SHKARKO APP