Meloni: Stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, qytetarët do të vendosin nëse e meritojmë të vazhdojmë këtë rrugë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pasi qeveria e saj ka shënuar një rekord, duke u bërë qeveria më jetëgjatë në historinë e Republikës.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Meloni e ka cilësuar këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe jo thjesht si një rekord politik.
“Sot, qeveria jonë bëhet më jetëgjata në historinë e Republikës Italiane. Ky është një fakt që e pranoj me mirënjohje dhe me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Sepse stabiliteti nuk është një rekord për t’u ekspozuar, por kushti që i lejon një kombi të planifikojë, të vendosë, të mbajë angazhimet dhe të respektohet”, shkruan Meloni.
Teksa rendit prioritetet, Meloni thekson se rekordi nuk është meritë e një personi të vetëm, por rezultat i koalicionit qeverisës, i cili, sipas saj, ka qeverisur prej katër vitesh me një vizion të përbashkët.
“Kjo stabilitet nuk është meritë e një personi të vetëm. Është rezultat i një koalicioni të bashkuar, i cili ka qeverisur për katër vite me një vizion të përbashkët dhe ka zgjedhur të qëndrojë së bashku jo kundër dikujt, por për të realizuar një projekt për Italinë”, shkruan kryeministrja italiane.
Meloni ka theksuar se në fund do të jenë sërish italianët ata që do të vendosin nëse qeveria e saj meriton të vazhdojë rrugëtimin.
KOHA JONË SONDAZH

