Memaliaj, kapen 370 kg kanabis
Finalizohet me sukses një tjetër operacion antikanabis në Memaliaj. Policia ka sekuestruar 370 kg kanabis, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona si posedues të saj.
Lënda narkotike u gjet në bodrumet e një banesë dhe kasollen pranë saj.
“Shërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kamçisht, Memaliaj, në banesën e shtetasve K.M dhe F.M përpunohet lëndë narkotike Cannabis Sattiva, u zhvilluan një operacion.Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në dy bodrumet e saj dhe në një kasolle afër shtëpisë u gjet lëndë narkotike në proces tharje.Pesha totale e lëndës narkotike ishte 370 kg”.
Shtetasit K.M dhe F.M në momentin e ndërhyrjes së policisë nuk ndodheshin në banesë.
Nga ana e Shërbimeve të Policisë u bë shpallja në kërkim e tyre dhe po punohet për kapjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

