Memaliaj, qëllohen me thikë babë e bir, pranga 26-vjeçarit

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri nga Mallakastra. Ai është Bledar Salaj, 26 vjeç, banues në Drizdar – Mallakastër. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 16: 30, në kullotat e fshatit ” Buzkalemaj”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit A.M 50 vjeç dhe K.M, 20 vjeç,(babë e bir), banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë porsa ka marrë informacionin, nga forcat policore është organizuar puna operacionale dhe në kohë rekord është kapur në pyllin e fshatit ” Buzkalemaj” autori i ngjarjes.

Kjo ndërhyrje në kohë rekord e policisë , ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?