Memaliaj/Zbardhet skema sesi ndodhi grabitja e të moshuarit
Gjatë mbrëmjes së djeshme, një grabitje ndodhi në fshatin Memaliaj. Dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë 1.2 milion lekë (të reja). Teksa në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. I moshuari i kishte tërhequr paratë nga banka, ditët e fundit të vitit të kaluar. Mendohet se grabitësit i kanë mbajtur në mbikëqyrje veprimet e Hiqmet Ramadanit. I moshuari jeton vetëm pasi fëmijët janë emigrantë në Greqi.