Memçaj: Shpresoj që ILD të ngrihet para fundvitit

Fatjona Memçaj, kandidate për kryeprokurore të Përgjitshme, u shpreh se në vend ka prokurori me mbingarkesë pune, ndërsa shtoi se shpreson që Inspektorati i Lartë i Drejtësisë të ngrihet deri në fund të këtij viti.

Ibrahimi: Si e shikoni rolin e Prokurorisë së Përgjithshme pas Reformës në Drejtësi?

Memçaj: Në qoftë se ka komunikim asgjë nuk është e vështirë edhe me intitucionet e reja të reformës. Prokuroria e Përgjithshme ka detyrë të raportoj para KLP e parlamentit mbi aktivitetin që kryen. Marrëdhëniet me KLP nuk janë formale por bashkëpunuese. Nuk di nëse prokurori i Përgjithshëm ka raportuar për gjendjen aktuale të prokurorive. Kemi prokurori me mbingarkesë pune. Nuk më pëlqen formalizimi, për të gjetur zgjidhje ka nevojë për debat.Prokurori i Përgjithshëm duhet të shkojë në parlament të flas për atë që ka realizuar, jo përse nuk u realizua. Për funksionimin e një prokurorie është i rëndësishëm buxheti. Shpresojmë që ILD të ngrihet deri në fundvit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?