Memorial në vendin ku u vra Kaçifas, nën hetim një person

Vangjel Barka është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka tentuar që të ngrejë një memorial në vendin ku ka mbetur i vrarë ekstremisti grek, Konstandin Kaçifas. Barka, banues në fshatin Bularat, është nën hetim pasi në vendin e quajtur Kodër mbi fshatin ka ndërtuar një bazament betoni në pronë shtetërore.

Vendi ku edhe ishte ndërtuar bazamenti i betonit përkon me koordinatat ku edhe u vra Kaçifas gjatë shkëmbimit të zjarreve me efektivët e RENEA-ve. Mendohet se Barka po përgatiste një terren për ekstremistin pasi data 28 tetor përkon edhe me 1 vjetorin e vdekjes së tij.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes Shqipërisë dhe vendit fqinj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?