Memorial për viktimat e komunizmit, Klosi: Detyrim i madh

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi theksoi sot se “ngritja e një memoriali historik në nderim dhe kujtim të viktimave të komunizmit dhe ish të përndjekurve politikë të regjimit komunist i shërben forcimit të kujtesës të përbashkët për të mos lejuar që të lihet në harresë historia e gati gjysëm shekulli”.

I pranishëm në konferencën e organizuar nga Instituti i ish-të përndjekurve politikë, ministri Klosi tha se ngritja e këtij memoriali është detyrim i madh karshi kujtesës, pasi do të nderohen e respektohen vuajtjet dhe persekutimi që vuajti një pjesë e madhe e popullit tonë.

“Ndihem besimplotë në suksesin e kësaj tryeze dhe jap mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, për realizimin e këtij projekti. Gjatë tre viteve është vendosur një rend përparësie për të gjithë të përndjekurit që janë gjallë dhe do të dëmshpërblehen. Sot jemi në fillimin e këstit të gjashtë, kemi plotësuar të pestë këstet për të përndjekurit e gjallë dhe po plotësojmë këstin e dytë për trashëgimtarët”, u shpreh Klosi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri tha gjithashtu se vendosja e këtij memoriali i shërben sadopak respektit për viktimat e regjimit, të cilët u sakrifikuan në emër të vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ngritja e këtij memoriali për të nderuar kujtesën kombëtare përbën njëkohësisht instrument që siguron që gjeneratat e ardhshme mos të harrojnë, por të kujtojnë ngjarje të rëndësishme që kombi ynë ka kaluar në të shkuarën”, theksoi Klosi, duke shtuar se askush nuk mund të luajë me kujtesën e një kombi prandaj duhet të përpiqemi ta ringrejmë këtë kujtesë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?