Menaxhimi i plazheve për sezonin veror 2025, Rama: Hapet në E-Albania aplikimi, afati 30 ditë

Është hapur në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale.

Ai thotë se menaxhimi do të kryhet sipas kritereve të reja ligjore, duke dyfishuar hapësirat publike.

Gjithashtu njofton se sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë.

“Duke vijuar traditën e mirë të përgatitjeve të hershme për sezonin veror, është hapur tanimë në E-Albania aplikimi për menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2025 sipas kritereve të reja ligjore ku plazhet do të mund të merren nën administrim të përkohshëm vetëm nga hotelet e vijës së parë ose në afërsi, duke sjellë dyfishimin e hapësirave publike si edhe shpërndarjen e tyre gjatë gjithë bregdetit.

Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 30 ditë për të garantuar një proces të barabartë dhe transparent për të gjithë.

🔗 Link: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/MTM/13881/MTM_13881_n3_s2_web.aspx”, shkruan Rama.

SHKARKO APP