Menaxhimi pas tërmetit, Çupi: Qeveria është me kolona kartoni

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, thotë se qeveria ishte e papërgatitur për këtë fatkeqësi natyrore, ndërsa ngriti akuza në Thumanë kishte elementë të krimit shtetëror. “Tjetër të shikosh show-n e kryeministrit dhe tjetër të jesh në terren. Tërmeti la pas viktima dhe mijëra të pastrehë. Njerëzit janë me shpresën te Zoti. Kam qenë pjesë e një grupi në Thumanë, ku fatkeqësia ishte e paralajmëruar. Kishte element të krimit shtetëror. Thumana është më e pambrojtur se kurrë. Familjarët ma kanë shprehur se ka diferencime politike. Ka problematika të jashtëzakonshme. Asnjë përfaqësues i qeverisë nuk ka trokitur në dyert e qytetarëve që nuk i konsiderojnë të përkatësisë politike të tyre, deri te ndarja e ndihmave”.

“Ky shtet me kolona kartoni”

“Në kuptimin e menaxhimit, ky shtet është me kolona kartoni. Qytetarët fillojnë ndjejnë shokun e fatkeqësisë natyrore. Këta qytetarë janë sot të pastrehë. Nuk kanë mundësi të ndjekin punën, nëse kanë qenë të punësuar. Gjendja emergjente vazhdon, gjendja ekonomike po ndikon shumë te këta familjar. Koha nuk pret. Shteti nuk kishte marrë asnjë masë për fatkeqësitë natyrore. Shteti ishte i paaftë të menaxhonte qoftë edhe ndihmat që kanë ardhur nga mijëra shqiptarë. Të vetmit ata që nuk gjenden pranë qytetarëve është kryeministri dhe qeveria. Jemi në një situatë ku vetëm bëhet show, ndërsa qytetarët janë në qiell të hapur”.

“Fatkeqësia natyrore po përdoret për politik nga qeveria”

Nuk e kemi bërë për kreditë politike. Nuk është artikuluar asnjë sulm politik gjatë periudhës së ditës së zisë, ndërsa qeveria ka qenë në sulm të vazhdueshëm ndaj opozitës. Kjo qeveri po përdor fatkeqësinë natyrore totalisht për propagandë. Ne besojmë te marrëdhënia me qytetarët dhe ne do të ngrijmë zërin për çdo individ”.

Arrestimet pas tërmetit

“Fakti që janë arrestuar niveli i mesëm dhe i ulët drejtues dhe nuk kemi nivel kryebashkiakësh apo qeveritarë që kanë ndikuar në mos-marrjen e masave, tregon se jemi në një drejtësi akoma të pakonsoliduar”.

SHKARKO APP