Mentor Kikia: Protesta i hoqi PD-së ekskluzivitetin e opozitarizmit

Analisti Mentor Kikia thotë se protesta pati disa arritje dhe një ndër to është bashkimi në shesh i forcave opozitare gjë që nuk e arritën në zgjedhje.

”Kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka sjellë një përmirësim të jashtëzakonshëm në shoqëri dhe mjedisin politik shqiptar. PD kishte licensën e opozitarizmit ku i duheshin 3 javë për të përgatitur një protestë që ishin me molotovë dhe agresive, tani protestat janë pa molotov.

Bëri disa gjëra që s’kanë ndodhur më herët: I hoqi ekskluzivitetin e protestave PD, bashkoi PD, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet që nuk mundën të bashkoheshin as në zgjedhje. Aty është PD dhe mbështetësit, Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Arlind Qori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka ndryshuar rrënjësisht mënyra e të bërit politikë, nuk ka më përplasje fizike dhe nuk ka nevojë për një shishe molotovi. Ka vetëm banera denoncues dhe akuzues. Në fillim mazhoranca e përbuzi tani e konsideron si opozitën më të rrezikshme dhe të rëndësishme”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?