Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:30 Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA Pep Guardiola mund të jetë emri i madh që do të marrë drejtimin e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Federata Amerikane e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mentor Nazarko: Do ishte mirë që ndryshimet kushtetuese të bëheshin me konsensus

Aktualitet E mërkurë, 15 Korrik 2020 18:08
Mentor Nazarko: Do ishte mirë që ndryshimet kushtetuese të bëheshin me konsensus
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Analisti Mentor Nazarko e cilëson lojë dhe manovër politike qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Nazarko tha se synimi i tij është të optimizojë pozitën e PS në zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk besoj se jemi në krizë të fortë. Rama është një lojtar i vjetër politik, njësoj si Berisha. Është mësuar që në presionin ndërkombëtar të luajë deri në pikën e fundit të humnerës dhe më pas të marr diçka në këmbim. Manovra politike synon të optimizojë pozitën e PS në zgjedhjet e ardhshme, për faktin se pritet të jetë partia më e madhe në zgjedhje. Të zvogëlojë avantazhin e një koalicioni PD-LSI në kufijtë e legales.

Nuk kam parë ndonjë pozicion të qartë të faktorit ndërkombëtar kundër kësaj loje. Do prisja ndonjë pozicion tjetër dhe jo publik që ta detyrojë Ramën të rishikojë pozicionin e vet. PS nëpërmjet Ramës po përpiqet ta optimizojë maksimalisht pozicionin e vet në zgjedhjet e ardhshme. Ky është interpretimi taktik. Ka dhe një interpretim tekstual.
Unë mendoj që ka ende hapësirë për marrëveshje”, deklaroi Nazarko.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa i përket qëndrimeve të ndërkombëtarëve ai tha se për ta është e vështirë të shikojnë truket për koalicionet apo listat e hapura.

“Imagjinoj që për bashkësinë ndërkombëtare është e vështirë të zhytet në këto truke se ku është loja e Ramës tek zhdukja e koalicioneve apo listat e hapura. E shoh të vështirë që ndërkombëtarët të zhyten në këto hollësi siç zhytet LSI apo PD. Rama përfiton nga kjo, nga vullneti i qartë i presidencës gjermane që me Shqipërinë dhe Maqedoninë të çelen negociatat brenda dhjetorit”, tha ai.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese nga maxhoranca ai tha se “e gjykoj që nuk është mirë nga pikëpamja morale dhe politike për ndryshimet kushtetuese por nuk ka asgjë antikushtetuese”.

Për deputetët e rinj të Kuvendit, Nazarko tha se “ajo që quhet sot opozita parlamentare ka ditur brenda kësaj periudhe të bëjë pazaret e nevojshme por edhe të përpiqen të bëhen bartës dhe të disa ndjeshmërive që ekzistojnë në opinionin publik”.

“Hapja e listave është një përparim relativ përpara. Ata që janë në parlament sot janë përpjekur të jenë përfaqësues. Rama i konsumuar, PS e konsumuar nga 2 mandate tenton ta zmadhojë ombrellën e tij politike dhe të thotë që unë do t’i marr përsipër në kurriz dhe ndjeshmëri të tjera sociale apo të atyre lëvizjeve që synojnë të krijohen. Lojë që synon të dobësojë opozitën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ata që janë në Parlament kanë de jure mandate të vlefshme. Për mendimin tim do të ishte mirë të kishte një reformë kushtetuese institucionale. Unë e shoh një manovër politike të Ramës. Është lojë në prag të humnerës, sepse vërtetë mund të rrezikojë mbështetjen ndërkombëtare dhe çeljen e negociatave. Ka kënde që mund të lexohet si një grusht shteti i butë, ka kënde të tjera që thonë se PS po mundohet ta risjell veten”, deklaroi analisti

Mund t'ju interesojë

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej vitit 2016?!

Turizmi apo dhomat e mafias plot me para kanë bërë që euro të humbë 35% të vlerës prej ...

Para 47 minutash
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, kaos dhe paqartësi në supermarkete

Para 58 minutash
Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore

Ai tha se nuk përjashtohen totalisht koalicionet, ndërsa sa i përket opozitës Nazarko sugjeroi më shumë vendosmëri për fitoren.

“Opozita duhet të tregojë vendosmëri, besim në fitore, në qoftë se e sheh si të vetmen rrugë që të fitojë këtë truk që po përdor Rama është dobësi. Opozita duhet të demonstrojë vendosmëri në fitore. Basha mendoj që po luan në pikëpamje taktike, po i çon mesazhe të koduara Ramës, demonstron një farë paniku, ndonëse thotë që kjo që po bën Rama ka panik.

Opozita nuk duhet të tregojë panik, por besim në fitore, Pres që opozita ta demonstrojë këtë në mënyrë bindëse. Ka një të vërtetë që thotë Rama që opozita nuk po frymëzon. Nëse ai do ndjente që opozita po frymëzon do tregonte më shumë panik.”, deklaroi Nazarko.

Etiketat e lidhura

Mentor NazarkoNdryshimet kushtetuese
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 1 minute

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 18 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 19 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 26 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.