Merkel takon Ramën: Vazhdoni reformat

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në takimin mes dy politikanëve është diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe zhvillimin në rajon.

Pas takimit Rama dhe Merkel kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së saj Merkel vlerësoi se Shqipëria kishte kryer një sërë reformash, siç është vettingu i prokurorëve dhe gjykatësve. Por Merkel nuk ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me qëndrimin e Gjermanisë për hapjen e negociatave në muajin qershor. “Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm“, mësohet të ketë thënë Merkel.

Zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert ka postuar në Twitter foton e takimit si dhe mesazhet kryesore që Merkel i ka përcjellë kryeministrit shqiptar.

Kancelarja Merkel takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama: Unë vetëm mund t’ju inkurajoj që rruga e reformave  të vazhdojë. Kjo krijon mundësi për rritje ekonomike dhe mundësi për të ardhmen e rinjve”, – shkruan në postimin e tij këshilltari i Kancelares, Steffen Seibert.

(vijon…)

 

SHKARKO APP