Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mero Baze: Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë

Aktualitet E hënë, 24 Qershor 2024 21:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Në një fjalim online për Kryesinë e mbetur të PD, Berisha sqaroi se Edi Rama është në pushtet për faj të opozitës. Dhe këtu renditi si kryesore kacafytjen tre vjeçare për logon dhe vulën. Pas kësaj, tani që ai e quan PD “të bashkuar”, thotë se nuk ka më alibi për humbje para Edi Ramës. Në fakt nuk është se po thotë ndonjë gjë që nuk e kanë thënë kundërshtarët e tij. E vërtetë është se opozita ja ka bërë të lehtë pushtetin Edi Ramës, duke qenë e përçarë dhe e pashpresë, por shkak i përçarjes dhe mungesës së shpresës është Sali Berisha.

Ai është autori i përçarjes së opozitës, pasi vetëm për shkak të tij, pasi u shpall “non grata”, PD u përça dhe shkoi në përleshje ekstreme, vetëm për faj të tij. Nëse ai nuk do kishte përdorur PD si mburojë para SHBA dhe Britanisë së Madhe, PD do ishte jo vetëm e bashkuar, por dhe me plot shpresë për të fituar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, një PD e bashkuar me Berishën në krye është më keq dhe më e pashpresë se një PD e ndarë në dy pjesë. Pasi një PD e ndarë në dy pjesë së paku ka një pol shprese. Një PD e bashkuar rreth një lideri të pashpresë, është me keq se një PD e përçarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dhe mungesa e shpresës në PD e Berishës është më afatgjatë se Berisha, pasi ai po e bën të qartë që do t’ua lërë partinë fëmijëve të tij, po ashtu “non grata”, dhe po ashtu dëshpërues për elektoratin. Natyrisht aty PD do shkrihet fare, por ai do ta bëjë detyrën e tij deri në fund. Përpjekja e tij që përgjegjësinë e humbjes së radhës ta bëjë kolektive qysh tani, është një nga tinëzaritë e tij klaiske.

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Para 24 minutash
Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Para 34 minutash
Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodhte mua kjo?”

Scott McTominay rrëfen ndërhyrjen në zemër dy ditë para Botërorit: “Si mund të më ndodh...

Para 46 minutash

Opozita ka humbur rregullisht para Edi Ramës duke qenë e bashkuar, madje duke qenë dhe në një koalicion të gjerë deri në zgjedhjet e fundit më 2021. Tani që Berisha pretendon se e ka bashkuar PD, janë shpartalluar ndërkohë dhe aleatët, dhe PD. Duke qenë se bashkimi realisht nuk ka ndodhur, por janë bashkuar vetëm deputetët që duan vend në listë, PD nuk është as e bashkuar, as me shpresë.

E vetmja mënyrë që të bashkohet është shkaku i përçarjes, pra Sali Berisha të mos jetë në krye të saj. Dhe akoma më shumë e vetmja mënyrë që të ngjallet shpresa është që ajo parti të mos ketë punë as me Sali Berishën, dhe as fëmijët e tij. Të dyja këto i ka në dorë Sali Berisha t’i realizojë, por vetëm këto nuk bën. Ajo që po bën është që fatkeqësinë që i vjen PD prej tij, t’ua faturojë të tjerëve. Thotë pastaj që Edi Rama po rri në pushtet nga dobësia e opozitës. Jo! Po rri nga Sali Berisha. /TemA/

Etiketat e lidhura

BerishaMero Baze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 3 minutash

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 7 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 8 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 20 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.