Merr flakë banesa në katin e 4 të pallatit në Tiranë, policia jep detajet

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Freskut në Tiranë.

Policia njofton se banese e marrë me qira nga shtetasja me iniciale E. D ndodhet në katin e 4 të pallatit. Për fat të mirë nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?