Merr flakë linja e tensionit në një shkollë në Laprakë, evakuohen nxënësit

Një linjë tensioni në zonën e Laprakës në Tiranë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi” duke bërë që të evakuohen nxënësit.

Evakuimi i nxënësve është bërë për arsye sigurie. Si pasojë e një shkëndije elektrike kabulli i tensionit është këputur dhe ndodhet në murin rrethues të oborrit të shkollës duke alarmua nxënësit që ishin aty dhe mësuesit. Për rregullimin e defektit kanë ardhur edhe punonjësit e OSHEE.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.

Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

SHKARKO APP