Merr flakë një makinë në Vorë, alarmohen njerëzit (VIDEO)

Një automjet në Vorë ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht. Nga të dhënat e para bëhet me dije se shoferi i automjetit Arben Koka nuk ka pësuar lëndime.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa ajo që shihet në pamje është se makina tip “Reno”,  “AA761JV” është djegur plotësisht, ndërsa në rrugë është krijuar kaos, trafik dhe tym.

Një drejtues automjeti shprehet se shkak i zjarrit është bërë një përplasje me një tjetër automjet, por ende nuk dihen rrethanat e plota në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?