Merr flakë një njeri pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, nuk dihet nëse…

Një person ka marrë flakë tek Ministria e Jashtme në Tiranë. Personi në fjalë ndodhet poshtë urës para Ministrisë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për News 24 se personi nuk reagon teksa në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Komisariatit Nr.1 në Tiranë.

Nuk dihet nëse personi është ende gjallë apo jo, si dhe nëse i ka vendosur vetes zjarrin apo dikush tjetër është autor i kësaj ngjarjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?