Merr flakë, pëson aksident, hedhet nga ura – por mbijeton

Një grua nga Oregoni që mori flakë derisa po ngiste makinën, e përplasi makinën e saj në autostradë dhe më pas kërceu nga një urë po ashtu në autostradë dhe ra në një park poshtë, i ka mbijetuar kësaj përvoje të hidhur dhe është duke u trajtuar në një spital në Portland.

 

Një tjetër shofer kishte raportuar në polici se një femër po ngiste makinën në mënyrë të rrezikshme e cila preku një anësore të autostradës, mori flakë dhe pas u përplas për muret e autostradës.

 

Gruaja 39-vjeçe, e cila ende ishte në flakë, ka dalë nga makina dhe është hedhur nga një urë në autostradë, pavarësisht tentimit të dëshmitarëve për të intervenuar, transmeton Koha.net.

 

Gazeta lokale “Eugene Register Guard” ka raportuar se ajo kishte nisur t’i hiqte rrobat që po i digjeshin para se të kërcente nga rreth 12 metra lartësi, ndonëse këtë fakt policia nuk e ka konfirmuar.

 

Me gjithë këto ndodhi, gruaja në fjalë raportohet të mos ketë pësuar lëndime që mund t’ia kërcënojnë jetën, ndërsa informata tjera rreth gjendjes së saj nuk janë dhënë. Policia beson se pas avarisë që i ndodhi, gruaja ka dashur t’i jap fund jetës duke u hedhur nga ura.

 

SHKARKO APP