Merr flakë shtëpia në Delvinë, një person digjet brenda saj

Një shtëpi në lagjen Llakë në Delvinë është përshirë nga flakët. 3 persona mbetën të izoluar nga flakë brenda saj dhe njëri prej tyre, i moshuari me inicialet S.D, ka mbetur i vdekur. 

Mësohet se viktima ishte i paralizuar dhe kjo duket se e ka vështirësuar ndihmën ndaj tij dhe për ta nxjerrë në kohë nga shtëpia që po digjej.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit (vijon).

SHKARKO APP