Merr fund emergjenca natyrore në Fier, Subashi: Mbetjet do të shkojnë në inceneratorin e qytetit

Pas shumë ditësh, ka përfunduar procesi i mbulimit me dhe i vatrave të ndezura në Fier.

“Fusha e mbetjeve është vënë në kontroll të plotë. Pra, nëse para 2-3 ditësh pamë që nuk kishte më flakë, por vetëm tym, sot vemë re se nuk ka asgjë, pra 100% nuk ka as tym, as gjë”, tha kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.

Nga ana tjetër ai tha se mbetjet nuk do të depozitohen më në këtë fushë, por do të shkojnë në inceneratorin e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjitha mbetjet që mblidhen në Bashkinë e Fierit do të shkojnë tek inceneratori pastaj për të vijuar me trajtimin tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?