Merr fund lufta me flakët në Kukës, shiu shuan vatrat e rrezikshme
Lufta me flakët në Kukës ka marrë fund, pasi vetë natyra u bë shpëtimtare e vetes. Reshjet e dendura të shiut që filluan pasditen e sotme kanë shuar vatrat aktive të zjarrit në zonën e Kukësit.
Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se intensiteti i reshjeve është i dendur në zonat ku ishin vatrat aktive . Shiu vijon prej më shumë se një ore në Kukës, Has dhe Tropojë.
Fatmirësisht reshjet shuan vatrat, ku prej ditësh ishin aktive. Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës ishin në betejë me flakët, ndërsa terreni i vështirë e bëri të vështirë shuarjen e plotë të zjarrit.