Merret në pyetje kapiteni i “Norman Atlantic”, akuzohet për vrasje

Anija italiane “San Giorgio” pas rreth tre ditësh operacion është ankoruar mbrëmjen e së martës në portin e Brindisit.

Në bordin e anijes ndodheshin rreth 200 pasagjerë të shpëtuar nga trageti “Norman Atlantic”.

Mediat italiane raportojnë se pas zbarkimit të pasagjerëve menjëherë ka nisur një procedurë për identifikimin e tyre.

Sëbashku me “San Giorgio”  ka mbërritur dhe trageti “Norman Atlantic” që ende nxjerr tym ka mbërritur në portit të Brindizit, për ti hapur rrugën hetimeve të Prokurorisë italiane.

Me të mbërritur në port, kapiteni italian i tragetit Armilio Giacomazzi është shoqëruar nga policia, për të dalë më pas para prokurorëve të Barit ku po merret në pyetje lidhur me aksidentin e rëndë, që la pas 11 viktima deri më tani, pasi nuk dihet fati i 179 personave të zhdukur.

Nderkohe qe vetem nje dite me pare humben jeten dhe dy marinare shqiptare, duke çuar ne 13 bilancin te jeteve te humbura nga aksidenti tragjik.

Në qendër të hetimit, është identifikimi i shkakut të zjarrit në traget, menaxhimi i emergjencave në bord dhe mbi të gjitha efiçenca e pajisjeve të sigurisë së anijes.

Aktualisht të vetmit të dyshuar si përgjegjës për ngjarjen e rëndë janë kapiteni i “Norman Atlantic”,Giacomazzi dhe pronari i tragetit Carlo Visentini.

Mbi ta rëdojnë akuzat “vrasje nga pakujdesia e mbytjes së anijes” dhe “vrasje dhe plagosje e shumëfishtë”.

Ja vendndodhja e shqiptarëve të evakuar nga “Norman Atlantic”

Në bordin e anijes “San Giorgio” sipas Ministrisë së Jashtme janë edhe shtetasit shqiptarë Leonard Beqiraj, Xhorxhi Paragoni, Jorgo Qerama, Petrit Zhuri, Klajdi Zhuri dhe Adelina Zhuri.

Më parë në Itali kishin mbërritur pasagjerët shqiptarë Senada Kolekaj, Robet Mane dhe G. Gega që ndodhen pranë familjareve.

Ndërkohë Alban Skendaj ndodhet në spitalin e Barit jashtë rreziku, Sokrat Qendro ndodhet në Brindizit, dhe L. Ndreu qëndodhet në spitalin e Leçes në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Refik Aliko, Sheraf Aliko, Donika Aliko, Festim Çuçi, Hasie Çuçi, Brunilda Kazo, Jonel Lamcaj me nënshtetësi italiane dhe Jorgo Kristo me nënshtetësi greke ndodhen në bordin e anijes “Aby Jeannette” që pritet të ankorohet në bazën ushtarake të Tarantos.

Aleksandër dhe Enkeleida Beqiraj ndodhen në spitalin e Filatit në gjendje shumë të mirë shëndetësore bashkë me Riza Çelën.

Alta Pashaj pas ndalesës në Igumenicë ka udhëtuar drejt Patrës. Aktualisht nuk ka informacion të saktë për vendodhjen e shtetasve H. Cukja dhe V. Kane.

SHKARKO APP