Merret peng i riu dhe rrihet, dy të arrestuar në Durrës
Një pengmarrje ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku dy të rinj kanë marrë peng një 19-vjeçar për disa orë dhe e kanë rrahur. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Policisë së Durrësit. Këta të fundit thanë se kanë vënë në pranga Denis Kaziun, 23 vjeç, banues në Xhafzotaj dhe Faslli Musej 26 vjeç, banues të dy në Durrës.
Prangosja e tyre është bërë pasi dje në lagjen Nr.18, Durrës kanë goditur me sende të forta shtetasin F.L. 19 vjeç.
Më pas e kanë marrë me forcë me makinë dhe e kanë dërguar në lagjen Nr. 15 në Porto-Romano, ku përsëri e kanë rrahur dhe me pas e kanë lënë të lirë.
Dosja për dy të arrestuarit i ka kaluar Prokurorisë së Durrësit për akuzën e “Heqjes së paligjshme e lirisë” në bashkëpunim.
KOHA JONË SONDAZH

