Merret peng nga kazinoja dhe rrihet, tre në pranga, tre në kërkim

 

Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, nën akyzë për pengmarrje dhe për dhunë n e ushtruar ndaj një të riu. Mësohet se ata një ditë më parë kishin rrëmbyer e dhunuar një 24-vjeçar, në Vlorë.

Ngjarja ndodhi pasditen e 29 tetorit në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Sipas policisë, janë arrestuar si përgjegjës mbi këtë ngjarje: Xhorxho Çeçi, 50 vjeç, i njohur ndryshe dhe si Maksim Habili, Julian Habili,  29 vjeç dhe Besnik Dalipaj, 29 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim Klaudio Bylyshaj, 22 vjeç, Mateo Rama, 21 vjeç dhe Miky Ibrahimi, 37 vjeç.

Pasditen e të enjtes ata kanë marrë me forcë nga një kazino në lagjen “28 Nëntori”, 24-vjeçarin D.S. Ata e kanë transportuar me një automjet në një tjetër ambient, ku e kanë rrahur e më pas e kanë lënë në tokë pranë sheshit të Flamurit.  Personi i dëmtuar aktualisht është shtruar në spitalin e Vlorës,ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar dhe mjetin që është përdorur për të transportuar 24-vjeçarin.

Hetimet vijojnë, por dyshohet se shkak ka qenë një borxh që i dëmtuari nuk iu kishte kthyer personave që e dhunuan.

 

 

SHKARKO APP