Merret vendimi në Konferencën e Kryetarëve, muaji shkurt nis me seancë plenare në Kuvend
Aktualitet E Mërkurë, 27 Janar 2021 13:29
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u zhvillua me anë të platformës së komunikimit elektronik “Cisco Webex”.
Konferenca miratoi kalendarin trejavorë të punimeve të Kuvendit për periudhën 8-26 shkurt 2021.
Në mbledhje u vendos që seanca plenare e parashikuar për datën 4 shkurt 2021 të zhvillohet më datën 1 shkurt 2021, ora 10:00.