Merret vendimi, qeveria dëmshpërblim për ish-të përndjekurit
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, kaloi akti për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të regjimit komunist për 54 subjekte dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha për mediat se i pari ka të bëjë me një domosdoshmëri ligjore dhe morale, kurse i dyti për të garantuar cilësi në shërbimin përmbarimor duke konkurruar edhe atë privat.
“Dëmshpërblimi financiar për ish-të dënuarit e regjimit komunist. Dëmshpërblimi për 54 subjektet që përmbushin kriteret e përcaktuar në ligj që kanë vuajtur dënime kapitale kanë qenë të izoluar në hetuesi apo nën efektin e ën n e masave mjekësore, apo psikiatrike, do të përfitojnë jo vetëm që i kanë vuajtur vetë, por edhe familjarët e tyre. Masa e shpërblimit financiar do të paguhet në këste e shtrirë në kufijtë kohorë të përcaktuar në ligj.
Është një masë e nevojshme dhe e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral. Tregon mbështetjen e qeverisë për kategori për riintegrimin e tyre në shoqërinë tonë. Është vendimi i 29 që kalon gjatë qeverisjes sonë. Do ketë edhe vendime të kësaj natyre sapo të përfundojë shqyrtimin e të gjitha dosjeve.
Akti i dytë që kaloi është pr.ligji për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Ka për detyrë të rregullojë këtë shërbim duke i dhënë zgjidhje të gjitha problematikave që janë hasur në praktikë me këtë shërbim. Reformimi i këtij shërbimi bëhet domosdoshmëri se ky shërbim sot nuk garanton shërbim cilësor për qytetarët shqiptarë. Do të konkurrojë shërbimim përmbarimor privat dhe qytetarët mund të zgjedhin dhe do t’i hapë rrugë këtij shërbimi të domosdoshëm”, tha Manja.