Mes baltës e pellgjeve me ujë, banorët e lagjes “Çlirim” në Elbasan: Të gënjyer për vota
Balta e gropat me ujë në rrugë, mbizotërojnë në lagjen “Çlirim” në Elbasan. Banorët ankohen për mungesën e investimeve dhe ndjehen të mashtruar ndër vite nga premtimet e njerëzve që kanë zgjedhur me votë.
Baltë e pellgje me ujë. Kjo është gjendja e lagjes “Çlirim” në Elbasan.
Fëmijët janë ata që e vuajnë më shumë.
“Në shkollë shkojmë me çizme, trotuar nuk ka. Detyrohemi të kalojmë mes për mes.”
Banorët tregon se në zonë nuk është investuar prej vitesh.
“Kështu ka qenë, nuk është shtruar asnjëherë me asfalt.”
Ndjehen të harruar dhe të gënjyer nga premtimet e kryebashkiakëve e deputetëve që thonë se mbeten vetëm për vota.
“40 vjet dhe nuk është investuar në këtë rrugë.”
Edhe muajt e parë të vitit 2021 këta banorë do të detyrohen të jetojë mes gropave dhe baltes, të harruar në pritje të investimeve. /Ora News