“Mes jetës dhe skllavërisë”, Zelensky thirrje popullit rus: Po heshtët tani, varfëria do të flasë për ju
Nuk ka asnjë armëpushim, pasi Rusia do të bombardojë qytetin kyç të jugut të Ukrainës, Odessa. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se “Rusët gjithmonë vinin në Odessa, për shkak të motit të ngrohtë dhe bujarisë së vendasve. Po tani? Artileri dhe bomba kundër Odessa-s. Ky do të jetë një krim lufte. Do të jetë një krim historik”, tha Zelensky në një mesazh në Facebook.
Duke folur në rusisht, Zelensky po ashtu i bëri thirrje popullit rus që të zgjedhë “mes jetës dhe skllavërisë”.
“Rusë, është momenti kur keni ende mundësi të fitoni kundër së keqes. Ne jemi ukrainas, kemi nevojë për paqe, duam paqe. Rusë, nuk bëhet fjalë për të luftuar për paqen në Ukrainë, por për paqen dhe lirinë tuaj. Ju e keni parë çfarë është prosperiteti, nëse heshtni tani, atëherë vetëm varfëria juaj do të flasë për ju”.
Pjesa më e madhe e luftimeve në Ukrainë kanë ndodhur në veri, lindje dhe në disa rajone jugore të Ukrainës. Luftime të ashpra ka pasur edhe në Kiev dhe rrethina, ku janë regjistruar skena kaotik.