Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mes të resë dhe të vjetrës, zgjedh të renë!

Aktualitet E martë, 23 Nëntor 2021 19:41
Mes të resë dhe të vjetrës, zgjedh të renë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Alban Daci

Shoqëria shqiptare mendoj se ndodhet në një udhëkryq, sepse po përballet me një ndër dilemat më të mëdha që e ka shoqëruar që në hapat e para të saja, ku qytetarët kanë dy opsione ose të zgjedhin të vjetrën dhe vazhdimësinë apo të vendosin për risinë dhe ndryshimin. Pas një trazicioni të gjatë, të lodhshëm dhe të padrejtë, të monopolizuar nga të njëjtat figura, për shkak të konsumimit të tyre të gjatë, dheu po ju shembet poshtë këmbëve, por tashmë me egoizmin e tyre kanë vendosur të ndërmarrin një betejë me çdo mjet për ta mos lëshuar pushtetin!

Si në çdo vend të botës edhe për Shqipërinë, mbyllja e procesit të gjatë të tranzicionit nuk duhet të ndodh pa një ndryshim rrënjësor në strukturën politike dhe shoqërore të vendit. Fundi i tranzicionit nëse nuk shënohet me zëvendësimin e figurave që e shkaktuan dhe e shoqëruar gjatë gjithë periudhës së tij, atëherë cikli i tij do të ketë gjithmonë një derë të vogël, gjysmë të hapur për të rifilluar nga e para.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dikush, mund të mendoj se: Përderisa këta të tanishmit që na kanë drejtuar deri tani dhe në fillim të viteve ’90 na dhuruan “lirinë”, për këtë arsye duhet të vazhdojnë të na drejtojnë. Do të thotë se nuk kanë kuptuar asgjë se si funksion një shoqëri demokratike, ku protagonistët e saj nuk janë të përjetshëm, sepse vetë shoqëria është gjithmonë në ndryshim të vazhdueshëm dhe ka nevojë për figura të reja që i përshtaten kohës dhe momentit me ide, vizione dhe projekte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shqiptarët, duhet ta kuptojnë njëherë e mirë dhe ta ngulisin mirë në kokë se në vitet ’90, asnjë figurë e veçantë shqiptare nuk mund të përcaktohet si hero që ju dhuroj shqiptarëve lirinë e munguar për më shumë se 50 vjet. Atë liri shumë të dëshiruar e kërkoj me shumë këmbëngulje dhe e vendosi vetë populli shqiptar si dhe fakti që ideologjia komuniste sapo kishte humbur Luftën e Ftohtë, dhe si pasojë nuk mund të vazhdonte të ishte funksionale.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 16 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 23 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 46 minutash

Po të mos ishin pjekur faktorët ndërkombëtar dhe po të mos e dëshironte vetë populli shqiptar ndryshimin e shoqëruar me lirinë e shumë pritur, asnjë figurë si forcë individuale do të kishte arritur të bënte mrekullia duke ju thënë shqiptarëve se demokracinë ua solla unë, që lirinë e simbolizoj unë dhe që integrimin do e bëj vetëm unë. Sot, më duket absurde dhe e pa pranueshme që disa qytetarë, të vazhdojnë t’i besojnë akoma rolin e drejtuesit, të njëjtit personazh vetëm për faktin se ai mund të ketë ngritur dy gishtat, duke thënë “rroftë demokracia” para militantëve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Tashmë, forma demokratike, për vetë historinë e gjatë që ka si ideologji dhe si vlerë universale që po bëhet për të gjitha vendet që aspirojnë në procese të ndryshme integruese dhe në progresin e vazhdueshëm shoqëror, është themelore dhe e padiskutueshme, ajo duhet të pranohet pa kushte, para se të detyrojnë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm për ta ushtruar atë në një formë sa më funksionale, të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët.

Pra, tashmë ka ardhur momenti të reflektojmë se demokracia nuk ka heronj si dhe askush nuk mund të justifikoj aksionet e tija, qofshin edhe të gabuara dhe të dala nga koha, duke thënë se unë, thashë i pari “rroftë demokracia” dhe se pa mua, ju, nuk do të ishit as të lirë dhe nuk do të mundnit të gëzonin demokracinë. Ndoshta deri tani disa drejtues kanë abuzuar mbi qytetarët, duke u krijuar bindjen se ato janë të përjetshëm dhe të pazëvendësueshëm, sepse ata simbolizojnë lirinë e çdo kujt.

Për këtë arsye ata edhe nëse gabojnë, janë të falur, sepse vepra e tyre është kaq e madhe dhe e rëndësishme saqë autoriteti i tyre nuk mund të diskutohet në raport me veprimet individuale që në të vërtetë kanë karakter të përgjithshëm, sepse bien në veprim mbi të gjithë qytetarët. Kam përshtypje, “se ky lloj”, është krejtësisht mbrapa në kohë, sepse i gjithë horizonti i tij politik dhe aksionet e tija, lindin dhe justifikohen nga parulla “rroftë demokracia”, por që në vërtetë dhe thellë në shpirt nuk ka asgjë demokratike.

Idetë e tija nuk janë origjinale dhe të sinqerta, sepse aksionet e tija, të vëna në praktikë nuk kanë asgjë demokratike, por despotizëm, arrogancë, autoritarizëm. Ndoshta, kjo kategori, personash, po të kishin qenë drejtues të lartë para një gjysmë shekulli, kur sistemet diktatoriale dhe autoritare ishin në modë, do të kishin qenë diktatorët më të egër dhe më të pamëshirshëm që mund të kishte njohur njerëzimi.

Pra, kemi të bëjmë me personazhe që në të vërtetë jetojnë me idetë dhe vizionet e të kaluarës dhe mashtrojnë qytetarët duke u paraqitur me fenomenet e kohës, për t’iu krijuar bindjen se ecin me hapin e kohës dhe se koha është në të njëjtin hap me ta. E vërteta është krejt e kundërt, sepse gjatë rrugës që kanë ndjekur deri tani, kanë treguar për ato që kanë sytë e hapur, se këta figura, të renë e kanë frikë, e urrejnë dhe se në momentin e parë që ju jepet mundësia e luftojnë egërsisht me të gjitha forcat që disponojnë.

Këta që urrejnë të renë dhe rininë, jo vetëm që nuk mund të konsiderohen demokrat dhe përfaqësues të demokracisë, por do t’i konsideroja diktator frikacak, sepse fshihen, mbrapa vlerave themelore dhe universale të humanizmit. Realiteti, shqiptar ka ndryshuar nga momenti, kur qytetarët dëgjuan për herë të parë parullën “rroftë demokracia”, që pa e ditur dhe pa e studiuar asnjëherë më parë e morën të gatshme si diçka themelore që përfaqësonte lirinë e të vepruarit, të menduarit dhe të organizimit të jetës vetjake në raport me komunitetin ku jeton.

Format e komunikimit të shpejtë dhe modernë, si interneti e ka ndërgjegjësuar brezin e ri për t’i kuptuar, diskutuar dhe kritikuar shumë fenomene që ndodhin në shoqëri që kanë të bëjnë me jetën e secilit nga ne. Kohët e fundit janë krijuar shumë site dhe mail-lista individuale apo kolektive, ku diskutojnë se si mund të qeveriset drejt prosperitetit një vend dhe si mund të drejtohet me ndershmëri dhe me efikasitet shoqëria për të qenë e denjë dhe kompetitive.

Megjithatë, këta intelektual që i përkasin brezit të ri që janë rritur dhe shkolluar me termin demokraci, thjeshtë mund të diskutojnë, por nuk mund të bëjnë asgjë mbi terren, sepse mbahen larg nga zonat e pushtetit dhe drejtimit të lartë të vendit, sepse përfaqësojnë të renë dhe e reja siç thamë më sipër është një alergji e vërtetë për të përjetshmit që vazhdojnë të na drejtojnë dhe të na qeverisin.

Të përjetshmit, në gjumë flenë si diktator të egër dhe në mëngjes zgjohen dhe vendosin maskën e liberalit dhe demokratit, herë pas herë na kanë organizuar mbrëmje gala, për të na prezantuar nja dy tre të rinj, për të na mbushur mendjen se edhe pse kemi vite, vazhdojmë të jemi të rinj, sepse rinia bën pjesë në projektet tona të përbashkëta.

E vërteta ka qenë krejt ndryshe, sepse këta të rinj akoma pa u mbyllur mbrëmja, janë ngopur duke ngrënë “falas” dhe janë infektuar me virusin e atyre që i prezantuan saqë para se të largohen ose të hidhen jashtë nga balloja, marrin e fusin në formë instiktive diçka në xhep, për të menduar edhe për ditët në vazhdim. Ka vite që flitet për reformim në institucionet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes politike, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka ka mbetur si më parë dhe e pa ndryshueshme, sepse ky reformizëm është përfaqësuar dhe ndërmarrë nga ato që risinë dhe reformën nuk e duan.

Si mund të ndodh reformimi, kur ai kontrollohet, drejtohet ose mund të orientohet nga lart për poshtë. Si mund të presësh reformim të orientuar për nga risia, kur protagonistët janë të “vjetër” dhe të pa reformuar. Vetëm një mundësi ka që të ndodh reformimi, që të rinjtë të mos infektohet me viruset e trashëguara, të largojmë të vjetrit përmes vullnetit tonë të lirë, të largojmë diktatorët e vërtetë dhe demokratët e rremë, t’i bindim se nuk ka asgjë të përjetshme në këtë botë dhe gjithçka është ciklike.

E reja do të fitoj mbi të vjetrën, në momentin, kur brezi ri do të jetë frymëzues për brezin e vjetër. E reja do të fitoj mbi të vjetrën vetëm në momentin, kur të rinjtë që janë shkolluar dhe frymëzuar me demokracinë dhe vlerat e saja, do të arrijnë të bindin të vjetrit se nuk janë të përjetshëm, se tashmë cikli i tyre më ide dhe vlerat që përfaqësojnë është mbyllur. Të rinjtë do të jetë zot të vetës dhe të vendit, vetëm kur të përfaqësojnë aksionet dhe idetë e tyre.

Të rinjtë do të jenë të vlefshëm jo vetëm për vetën e tyre, por për gjithë qytetarët dhe vendin, vetëm në momentin, kur të arrijnë të përfaqësojnë vetveten, kur të prezantohen vetë me formimin e tyre intelektual dhe jo të prezantuar vetëm për imazh nga të vjetrit nëpër mbrëmjet gala. Vendi dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për të renë, për ndryshimin, për prosperitetin, sepse këta janë elementët që garantojnë koherencën dhe të ardhmen e merituar, ndryshe nga ajo që kemi përjetuar deri tani.

Ne, jemi të rinjtë e vendit tonë, përfaqësojmë rininë, jemi rritur dhe kemi studiuar demokracinë, kemi dashuri dhe përgjegjësi për vendin tonë. Prandaj, duhet të jemi zot të aksioneve tona për të realizuar reformimin e duhur që ka për objekt realizimin e shoqërisë demokratike. Për ta bërë këtë duhet të luftojmë me aksione, ide dhe energji të vjetrit dhe të gjithë ata që përfaqësojnë ide të vjetra. Nëse do të besojmë tek vetja dhe tek dashuria për qytetarët dhe vendin, do të arrijmë të fitojmë dilemën e madhe duke zgjedhur ndryshimin dhe risinë dhe duke luftuar apo mohuar vazhdimësinë dhe të vjetrën.

Etiketat e lidhura

Alban Daci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 15 minutash

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 16 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 23 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 38 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 17 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.