Mesatarja nuk vë në rrezik vetëm degën e Mësuesisë

Rritja e notës mestare në 7,5 për degët e Mësuesisë po penalizon dhe profilet e tjera në univeristete. Një i tillë është përkthimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Xhemile Zykaj, ndër të paktat përkthyese sot nga rusishtja në shqip, tregon se me mbylljen e gjuhës ruse nuk penalizohet Mësuesia, por përkthimi dhe specialitete të tjera.

Për dekanin e Fakultetit Histori-Filologji, Sabri Laçi, kjo është një politikë e gabuar, pasi në degët e tjera si Ekonomiku, Drejtësia apo inxhinieritë aplikohet mestaraja 6,5. Universitetet, sipas tij, janë lënë jashtë cçdo konsultimi. Me fillimin e vitit akadmeik, fakultetet e Mësuesisë dhe profileve brenda tyre dhanë alarmin për mbylljen e disa degëve, pasi nuk ka studentë të viteve të para.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Tiranë i kërkoi Ministrisë së Arsimit të ulë në 6,5, si në degët e tjera, notën mestare, pasi gjuhët që po mbyllen nuk nxjerrin vetëm arsimtarë. Ministria e Arsimit nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërsa më herët është deklaruar se vitin e ardhshëm për të hyrë në degët e mësuesisë, mesatarja duhet të jetë mbi notën 8.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?