Mesazhi i Benet Becit në Ditën e Dëshmorëve
Në 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka përcjellë një mesazh përkujtimor, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë dhe duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tyre për brezat e ardhshëm.
“Më 5 Maj, në Ditën e Dëshmorëve, përulemi me respekt para atyre që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Sakrifica dhe trimëria e tyre mbeten një amanet që na obligon ta nderojmë dhe ta përcjellim brez pas brezi”, shkruan Beci në postimin në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

