Mesazhi i fortë i Bundestagut: Gjyqtarët të betohen mbi Kushtetutë

Kryeministri Edi Rama thotë se për ndryshimin e ligjit për betimin nga gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese  mori miratimin e ndërkombëtarëve. Në fakt, asnjë ndërkombëtar nuk e ka mbrojtur këtë ligj. Përkundrazi, sot  Hans Joachim Falenski, Kryekëshilltari i grupit parlamentar që qeverisë në Gjermani,  CDU-CSU ka deklaruar se gjyqtarët duhet të betohen vetëm mbi Kushtetutë.

“Çështja nuk është vetëm nëse plotësohet numri i mjaftueshëm.  Shumë më e rëndësishme është nëse kjo është bërë në përputhje të plotë pa përjashtuar asnjë parashikim të kushtetutës suaj dhe të mos jetë i njëanshëm. Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi Kushtetutën”,- deklaroi ai.

SHKARKO APP