Mesazhi i Gjermanisë për Integrimin, Cakaj përplaset me Rakipllarin

Shefi i diplomacisë shqiptare në detyrë, Gent Cakaj, i ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, tha se Samiti i Berlinit është politikisht i dobishëm pasi kthen vëmendjen ndaj Ballkanit.

Gjatë emisionit ai është përplasur me kryeredaktorin e gazetës Panorama, Robert Rakipllari, i cili e akuzoi për kontradiktë për deklaratat në lidhje me kancelaren Angela Merkel.

Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj i tha Rakipllarit se takimi me Merkel ishte krejt i ndryshëm nga Samiti i Berlinit dhe se Berlini zyrtar është pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, Rakipllari i vuri në dukje ministrit se nuk është bërë asnjë hap përpara për integrimin në 6 vite. “Procesi i asocimit nuk është anëtarësim. Sfida jonë nga qershori ka qenë kombinimi i potencialit reformator me procesin e anëtarësimit. Ju keni konfuzion total për këtë çështje”, iu drejtua Cakaj Rakipllarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?