Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhi i ministres së Jashtme gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, domosdoshmëri politike

Aktualitet E martë, 5 Mars 2024 21:18
Mesazhi i ministres së Jashtme gjermane: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, domosdoshmëri politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i tyre në Bashkimin Evropian është një “domosdoshmëri gjeopolitike në sfondin e imperializmit brutal rus”. Ky është mesazhi i ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë vizitës këtë të martë dhe të mërkurë (4 dhe 5. mars) në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. “Ne nuk mund t’i lejojmë vetes të kemi zona gri askund në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka së bashku për të pamundësuar që Rusia të përdorë këto zona për politikën e saj të destabilizimit, disinformimit dhe infiltrimit”, tha Annalena Baerbock.

Ajo theksoi se kjo nënkupton mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në forcimin e institucioneve demokratike dhe ofrimin e një perspektive më të mirë ekonomike. “Vetëm së bashku do të kemi sukses në krijimin e një themeli të fortë për paqen, lirinë dhe sigurinë në Evropë”, tha Baerbock, duke theksuar se drejtimet e ardhshme duhet të përcaktohen duke vendosur “më shumë karrige” në BE. “Duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të tetorit, është thelbësore që reforma e Ligjit Zgjedhor me paketën e integritetit të procesit zgjedhor të përfundojë tani,” theksoi Baerbock, duke shtuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i një shoqërie demokratike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina në fokus të BE-së

Shefja e diplomacisë gjermane vuri në dukje se Mali i Zi ka qenë prej vitesh aleat i Republikës Federale të Gjermanisë në NATO. “Në procesin e anëtarësimit në BE, Mali i Zi vendosi një agjendë ambicioze për vete dhe tani po e ndjek me vendosmëri atë. Ne duam ta përdorim këtë moment të ri së bashku dhe ta shoqërojmë Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së si një partner i ngushtë dhe mik i mirë”, tha Baerbock.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo theksoi se B-H është në një udhëkryq në procesin e pranimit në BE. “Vitin e kaluar, Këshilli Evropian vendosi të hapë negociatat e pranimit sapo të përmbushen kriteret.” Sipas saj, reformat e nevojshme përfshijnë miratimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, të cilin B-H e bëri në mes të shkurtit.

Mund t'ju interesojë

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Para 6 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 6 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh

”Fantazitë për shkëputjen” ngadalësojnë rrugën

“Ne jemi kundër të gjithë atyre që, me fantazitë e tyre për shkëputje, vendosin pengesa në rrugën e B-H drejt BE-së dhe venë në pikëpyetje vlerat evropiane,” tha ministrja gjermane. Ajo foli në takime të ndara me përfaqësuesin e lartë në Sarajevë. të martën (4 mars) Christian Schmidt dhe anëtarët e Presidencës së B-H, por pas këtyre takimeve nuk pati asnjë njoftim për shtyp. Kreu i OHR (Zyra e Përfaqësuesit të Lartë) Christian Schmidt vizitoi më parë qytetin turk të Antalias, ku tha në një forum diplomatik se “BiH duhet të përdorë mundësinë për të hapur negociatat me BE”. Kjo është me rëndësi thelbësore jo vetëm për progresin ekonomik dhe social të Bosnjë-Hercegovinës, por edhe për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit në vend dhe rajon.

Dodik: Vizita është e kotë

Presidenti i entitetit boshnjak Republika Srpska (RS), Milorad Dodik, nga ana tjetër, e nënvleftëson vizitën e ministres së Jashtme gjermane Annalene Baerbock në Sarajevë. Kjo vizitë është “e lodhëshme dhe e pakuptimtë”, pohon Dodik. Duke përdorur një gjuhë jodiplomatike, Presidenti i RS tha se Baerbock “do të shprehë zhgënjimet e saj” në B-H dhe tha se “Gjermania e ka pushtuar B-H me politikën e saj”. Dodik kritikoi ministren gjermane për mbështetjen e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt.

“Annalena Baerbock vjen në B-H për të shfryrë zhgënjimet e saj për shkëputjen, për të folur për reformat dhe sundimin e ligjit, dhe më pas na dërgon dhe mbështet Schmidtin e rremë dhe kështu tregon se ne kemi sundimin e ligjit këtu”, tha Dodik. Presidenti i RS tha të martën (05.03) se ata “nuk kanë plane për shkëputje”, gjë që bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme se RS “ka një plan për shkëputje” në rast se Christian Schmidt shpall ligjin mbi pronën shtetërore në nivel B-H.

“Nëse ndonjëherë do të ketë një vendim për pavarësinë (e RS), ai do të jetë rezultat i veprimeve të përfaqësuesit të lartë të rremë Schmidt, i cili po përpiqet të rrëzojë RS dhe që mbështetet nga Baerbock,” tha ai. “Ajo (Annalene Baerbock) është sot në B-H dhe në mënyrë të rreme paraqet veten si dikush që po ndihmon. Por në thelb dëshiron të marrë pikë për vendimin e marrë tashmë për t’i dhënë B-H statusin e negociatave pa një datë fillimi,” tha Dodik, duke theksuar se hapja e engociatave pa caktuar një datë “nuk do të thotë asgjë”.

Mbështetje nga Austria dhe Italia

Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani dhe ministri austriak për Çështjet Evropiane Alexander Schallenberg vizituan Sarajevën të martën (05.03). Ata, gjatë bisedës me zyrtrët e B-H, dërguan mesazhe të forta mbështetjeje për B-H në rrugën e saj evropiane. Ministri Tajani kujtoi, se Italia “ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fortë e B-H në BE”, ndërsa shefi i diplomacisë austriake Schallenberg theksoi, se qytetarët e B-H “kanë pritur shumë” dhe se ata meritojnë një të ardhme të begatë në BE. Anëtarët e presidencës së B-H falënderuan ministrat e Austrisë dhe Italisë për mbështetjen e “fortë” dhe mobilizimin e mbështetjes nga anëtarët e BE për fillimin e negociatave të pranimit B-H në BE.

“Vizitat e zyrtarëve nga Gjermania, Austria dhe Italia në B-H nuk janë një grumbullim idesh politike, siç pretendon Milorad Dodik, por një shenjë e mbështetjes konkrete për këtë vend në rrugën e tij evropiane,” thotë Tanja Topiq, një shkencëtare politike nga Banja Luka. Ajo beson se zyrtarët evropianë “janë gati”, megjithëse akoma nuk janë përmbushur të gjitha kushtet, të miratojnë fillimin e negociatave të pranimit.

“Mesazhe të qarta nga Annalena Baerbock”

“Është pikërisht mesazhi i ministres gjermane që i përgjigjet pyetjes pse zyrtarët evropianë kujdesen për zgjidhjen e ngërçit në B-H dhe pse duan të parandalojnë ndikimin rus në këtë pjesë të Evropës”, ​​thotë Tanja Topiq. Ajo thekson se në të njëjtin kontekst, Mali i Zi është “shumë i rëndësishëm” për BE-në. “Megjithëse është anëtar i NATO-s, Mali i Zi është interesant për evropianët për shkak të trazirave të brendshme politike, nga të cilat mund të përfitojë edhe Rusia”, tha ajo në një intervistë me DW.

“Ofensiva diplomatike”, siç i quajtën mediat në B-H vizitat e zyrtarëve nga Gjermania, Austria dhe Italia në Sarajevë, i paraprinë samitit të Këshillit Evropian në fund të marsit, ku do të vendoset për hapjen e negociatave. Ky vend ende nuk ka miratuar dy ligjet kyçe që BE-ja pret – Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Konfliktin e Interesit. /DW/

Etiketat e lidhura

Germany
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 6 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 6 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 7 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 11 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 13 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.