Mesazhi në celularin e mësuesve: Në shtator të gjithë të vaksinuar

Masë e marrë edhe në shumë vende të tjera të Europës duket se vaksinimi i detyrueshëm do të aplikohet edhe në Shqipëri.

Ministria e Arsimit  ka vendosur me detyrim vaksinën për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor.

ABC news mëson se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa iu është bërë e qartë se në muajin shtator duhet të jenë të gjithë të vaksinuar kundër COVID.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi që ka mbërritur në mesazhin e drejtuesve të institucioneve arsimore

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshëndetje. Brenda ditës së sotme do të dërgoni listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mësuesit se muajin Shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar.

Edhe njëherë lexoni mirë mesazhin të gjithë mësuesit që nuk e kanë bërë vaksinën urgjent të plotesojnë tabelën! Raportimi duhet urgjent për ZVA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?