Mesdheu mbyt 200 emigrantë të tjerë
Aktualitet E Hënë, 12 Prill 2021 09:57
Më shumë se 200 emigrantë kanë të vdekur pasi motobarka me të cilën ata udhëtonin me shpresën për të prekur Europën u mbyt në Detin Mesdhe.
Lajmi raportohet nga agjensia e refugjatëve e OKB-së, e cila ka thënë se vetëm 9 nga emigrantët u shpëtuan pas katër ditësh në det, ndërsa 203 prej tyre u përpinë nga ujërat e Mesdheut.
Zëdhënësja e UNHCR-së në Itali, Carlotta Sami e quajti ngjarjen një tragjedi të tmerrshme.
Të hënën, të paktën 29 emigrantë vdiqën pasi një barkë u përmbys në det të hapur.
Shtatë prej tyre ishin të vdekur kur u gjetën në afërsi të ishullit italian të Lampedusas dhepër 22 të tjerët vdiqën nga hipotermia pasi kishin ndenjur më shumë se 18 orë në det të hapur.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim tha se dy mjetet lundruese të përfshira nëtragjedinë më të fundit ishin nisur nga brigjet e Libisë të shtunën.
Sipas IOM çdo varkë mbante më shumë se 100 njerëz kur ata u mbytën.
Nëntë mbijetuarit flasin frëngjisht dhe besohet se janë nga Afrika Perëndimore.