Mesha në kalanë Rozafa, Myslimanët: Na provokuan katolikët!

E quajnë veten të provokuar. Myslimanët e Shkodres kanë reaguar në lidhje me meshën e mbajtur nga Kisha Katolike në Kalanë “Rozafa”, aty ku pretendohet se ka qënë katedralja e vjetër.

Kjo meshë u mbajt në rrënojat e kësaj katedraleje në ditën e “Shën Shtjefnit”, të cilët edhe i kushtohet ky objekt kulti.

Por për këtë objekt pretendojnë edhe myslimanët, të cilët e quajnë xhami të vjetër.

Nga falja e së premtes, myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari tha “nuk ka harmoni kur provokohemi, prandaj nuk mund të mbahet meshë në një objekt mysliman pa u lajmëruar komuniteti.”

Debatet për këtë objekt kanë nisur prej disa vitesh, që në kohën kur ambasada Amerikane prezantoi një projekt për restaurimin e saj, por që hasi menjëherë në reagimin e forta të dy komuniteteve.

Historia e saj është e rrallë. Por ishte e heshtur për shumë e shumë vite. U rishfaq sërish këto ditë, si për të na kujtuar se ajo që ne quajmë harmoni fetare në Shqipëri, ka nisur të kriset.

Në fakt kisha e Shën Stefanit, apo kisha-xhami, është një monument kulture, gati e rrënuar, që gjendet në brendësi të kalasë së Rozafës, afërsisht në pozicionin qendror të saj. Është pa çati dhe me fragmente muresh që janë shembur prej kohësh.

Tipologjia planimetrike e ndërtesës, është karakteristike e stilit perëndimor që nga shekulli XIII që janë të rralla në Shqipërinë e veriut, por që hasen edhe gjetiu si p.sh kisha e Shëna Premtes, në Çetë.

Nderkohe mendohet se minareja është shtuar rreth vitit 1405, në kohën kur osmanët e patën në duart e tyre qytetin e Shkodrës për disa vjet së bashku me Ulqinin dhe Lezhën.

SHKARKO APP