FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meshë nga televizori për besimtarët ortodoksë

Të mbyllur në shtëpi prej masave mbrojtëse ndaj pandemisë koronavirus, për të festuar Ringjalljen e Zotit të tyre Krisht, ashtu si shumë besimtarë, edhe familja Donaçi në Korçë zgjodhi që në mënyrë të pazakontë ta ndiqte meshën nëpërmjet televizorit.

Çdo vit, mijëra besimtarë mblidhen në shesh në Korçë, diçka që këtë herë vetëm pak njerëz kanë arritur ta realizojnë. Në Katedrale ishin vendosur forca policie dhe të sigurisë private, duke bërë që si asnjëherë tjetër, në Kishë të shkonin vetëm një numër i ulët besimtarësh.

Masat shtrënguese nuk i kanë ndaluar besimtarët të shkojnë gjatë javës në Kishë, duke respektuar distancimin social dhe për të realizuar të gjitha ritualet sipas zakonit. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin. Pashkët në këtë periudhë dhimbjesh dhe sakrificash globale, shërbejnë edhe si shpresë për triumfin e jetës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?