Mesila Doda i kujton Olldashin PD­-së: Sot, ti ke të drejtë

Deputetja demokrate, Mesila Doda ka reaguar sot teksa procesi i numërimit është në përfundim dhe e majta ka dalë në një fitore të thellë.

Përmes një statusi në Facebook, Doda e njohur për qëndrimin e saj kritik ndaj lidershipit demokrat dhe miqësinë e saj me të ndjerin Sokol Olldashi, shprehet se ky i fundit kishte të drejtë dhe kjo ditë e konfirmon këtë.

“Sot të paktën biem dakord të gjithë që ti kishe të drejtë. Të paktën sot mund ta rikujtojmë se ti ia kishe thënë” – shkruan Doda teksa thekson se politika nuk është as matematikë, as ekonomi dhe as llogari meskine numrash.

“Politika është filozofi dhe inspirim” – shkruan Doda në diçiturën e fotos ku duket ajo dhe ish­deputeti Sokol Olldashi. 

SHKARKO APP