Mësim nga ekrani, publikohet udhëzuesi për vlerësimin e nxënësve

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar së fundmi udhëzuesin për realizimin e programit lëndor dhe vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë.

Në këtë udhëzues, i cili ka për qëllim të orientojë mësuesit në punën e tyre virtuale, gjenden udhëzime në lidhje me vijueshmërinë e mësimit në kushtet e shtëpisë, me realizimin e programit lëndor të klasës përkatëse, si dhe me procedurat e vlerësimit të nxënësve në funksion të përmbushjes së kërkesave të kurrikulës.

Nga fillimi i javës së tretë të mësimit në kushtet e shtëpisë, mësuesit duhet të vlerësojnë pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e nxënësve për të përgatitur rregullisht detyrat e dhëna, si dhe arritjet e tyre në nxënien e njohurive të fituara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?