Mësimi online, Najada Çomo: Më mirë auditorët sot pa studentë dhe spitalet COVID nesër bosh

Shefja e Infektivit, Najada Çomo deklaroi se ishte pro mësimit online në universitete, vendim që u mor nga Komitetit i Ekspertëve, pasi qëllimi kryesor ishte shëndeti i qytetarëve.

Gjatë fjalës së saj, Çomo tha se më mirë sot auditorët bosh sot dhe spitalet nesër pa pacientë.

“Shifrat e personave të sëmurë në këtë periudhë 11 mujore janë bërë evidente çdo ditë. Janë 4 mijë persona që janë shtruar në spitalet 1, 3 dhe 4, që nga dita e parë dhe deri sot. Brezi i studentëve janë një portë hyrje për të dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Detyrimi ynë është që në fund të fundit, duhet të japim mesazhin që bërja e punës të vijojë. Më mirë të kesh auditorë sot bosh dhe spitalet nesër bosh.”, tha Çomo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico tha se shëndeti publik është një e mirë e të gjithëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndaj të njëjtin mendim. Shëndeti publik është një e mirë e të gjithëve, që do të duhet të luftojmë deri në fund.”, pohoi ajo.

Po ashtu, Silva Bino tha se të rinjtë shërbejnë si vektor transmetues i virusit tek moshat e vjetra. “Të rinjtë shërbejnë si vektor transmetues virusi tek moshat e tjera. Ky është vendim jo i dëshirueshëm, por mbi këto fakte, është vendim i cili duhet marrë për një kohë të caktuar. Të shpresojmë që vaksinimi i popullatës do të na sjellë buzëqeshjen. Është diçka që do të monitorohet.”, theksoi Bino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?