Mësuesi që rrihte nxënësit: Ma sillni një teke konjak në qeli

“Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi. Gjithçka është sajesë nga kushërinjtë e mi. Me njërin prej kushërinjve kam pasur një konflikt të vjetër pronësie”.

Kështu ka deklaruar dje gjatë marrjes në pyetje në polici, mësuesi Agim Muça, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi rrahu me dru zjarri 12 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Orzhanovë të rrethit të Bulqizës.

63-vjeçari ka thënë se nuk e ka goditur as vajzën e mitur, e cila sipas mjekëve ka pësuar hematoma në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mjekësia ligjore duhet të përcaktojë se çfarë ka vajza, pasi unë nuk e kam rrahur”, është shprehur Muça.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, burime konfidenciale nga blutë pohuan se para se të merrej në pyetje, mësuesi u ka thënë që t’i çonin një gotë konjak.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës ku ndodhi ngjarja ka thënë se dje mësimi ka vijuar normalisht dhe se kanë emëruar një mësues tjetër në vend të 63-vjeçarit që ka përfunduar në pranga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?