Mësuesja ndërron jetë në spital, familja akuza mjekëve

Anila Bazelli, me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit. 46-vjeçarja është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Familja hedh akuza ndaj mjekëve dhe infermierëve të urgjencës për mjekim të gabuar. Trupi i së ndjerës është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.

SHKARKO APP