Mësuesja nga Elbasani: Më hoqën nga puna se mbrojta votën e qytetarëve përballë Ballës
Në takimin që Sali Berisha po mban me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend, ka folur edhe një mësuese nga Elbasani. Danjela Saliaj hodhi akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ajo thase është pushuar nga puna pasi ka qenë numëruese e PD-së për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit përballë Ballës.
”Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare isha numëruese në pallatin e sportit me grupin e Taulant Ballës. U desh të mbronim votën e qytetarëve të Elbasanit me bindjen time, sakrificën dhe idealet e mia.
Pas asaj ngjarje, më morën në telefon dhe më thanë të paraqitesha në zyrën vendore se kërkohesh nga drejtoria arsimore, më thanë se s’do jesh më mësuese se vendi i punës do të mbyllet. Jo shkolla ku punoj, por vendi im i punës.
Fillova me mekanizmat e mia, Luçiano Boçi më ndihmoi shumë duke e bërë çështjen time mediatike. Lanë një nënë dhe dy fëmijë rrugëve jetimë, me idenë se do më gjunjëzonin, por nuk ia arritën qëllimit të tyre”.
KOHA JONË SONDAZH

