Mësuesja përlot me fjalët për vajzën që humbi jetën në “Qyteti Studenti”

Mbrëmjen e djeshme një studente nga Fieri humbi jetën në “Qyteti Studenti”. Fillimisht u tha se Vajza nga Fieri, Ana D, kishte humbur jetën pasi kishte pirë fotoksinë, por motra e saj është shprehur se kishte pasur probleme me zemrën.

Dhimbjes së familjarëve u është bashkuar edhe mësuesja e Anës, Donika Dashi, e cili kërkon që të lihet e qetë. “Për të gjithë ju: Dy fjalë për Anën, të mirën, të zgjuarën, të bukurën e cila sot nuk është më.

Ana vajza shembullore në mësime dhe në sjellje u largua nga kjo jetë në moshën më të bukur duke lënë në mes ëndrrën e saj diplomimin. Ta lëmë të qetë sot Anën dhe familjen e saj duke mos e gjykuar, por e respektuar kujtimin e saj. I paharruar qoftë kujtimi yt, u prehsh në paqe Ana e bukur, nxënësja ime e dashur!”, shkruan ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?